Sporti

Gazetari gjerman: Osimhen dëshiron transferimin tek Bayern

04/11/2023 14:18
nga:L J

Victor Osimhen me gjasë do të largohet nga Napoli në fund të sezonit dhe mund të vazhdojë karrierën te kampioni gjerman Bayern.

Gazetari gjerman Florian Plettenberg ka bërë të ditur se 24-vjeçari nigerian dëshiron të vijë te Bayern dhe se drejtuesit e klubit bavarez e pëlqejnë atë. Mbetet vetëm që trajneri Thomas Tuchel të miratojë transferimin dhe Bayern dhe Napoli të bien dakord për çmimin.

Osimhen shënoi 21 gola në 23 ndeshje në Serie A dhe është golashënuesi më i mirë në ligë. Napoli i tij është në vendin e parë me 74 pikë, 16 më shumë se Lazio e vendit të dytë dhe po shkon drejt titullit të ligës.

Sulmuesi nigerian ka shënuar gjithsej 25 gola në 29 ndeshje në të gjitha garat. Kontrata e tij është e vlefshme deri në verën e vitit 2025 dhe Transfermarkt vlerëson vlerën e tij në 100 milionë euro.

/GazetaBlic Sport