Sporti

Gazetari francez i nervozuar me Mbappe: Ai kishte gjithmonë mbështetje, por shkatërroi gjithçka

10/07/2024 14:19
nga:Lorik J

Kylian Mbappe luajti 71 minuta në fitoren e Real Madridit ndaj Villarrealit të shtunën dhe është befasi pasi vetëm ditë më parë ai refuzoi një thirrje në kombëtaren franceze, duke shpjeguar se ishte i dëmtuar.

Mbappe humbi derbin e Atletico Madridit për shkak të lëndimit dhe pritej të mungonte për disa javë, por ai luajti më shumë se gjysmë ore kundër Lille në Champions League të mërkurën, ndërsa e nisi nga minuta e parë kundër Villarrealit.

“Pas dramave të PSG-së, kombëtarja franceze ishte vendi i vetëm ku Mbappe kishte gjithmonë shumë mbështetje, por në vetëm gjashtë muaj ai e shkatërroi atë dhe tani është e vështirë të drejtosh gishtin te dikush tjetër për të fajësuar”, raporton gazetari francez, Afalo.

/GazetaBlic Sport