Lajme

Gazetari Dauti: Britania e konsideron Kosovën si interes primar, për shkak të siguri

02/12/2024 18:28
nga:G B

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është pjesë e një paneli të diskutimit në Chatham House, në Londër.

Lidhur me vizitën e të parit të qeverisë, ka folur Daut Dauti, gazetari i cili jeton dhe punon në Britaninë e Madhe.

Dauti tha në Info Magazine se Kosova konsiderohet nga Britania e Madhe si interes primar, shkaku i sigurisë.

“Rëndësia është edhe tek tema e sigurisë e cila është me rëndësi në Ballkan. Kjo vjen menjëherë pas krizës së Ukrainës dhe luftës që po bëhet atje, dhe në mënyrë që të parandalohet, po bëhen aktivitete sikur ky i sotmi. Do të shqyrtohen mundësitë se si të evitohen ndonjë krizë apo luftë në Ballkan”, tha Dauti në Klan Kosova.