Lajme

Gazetari Dakaj: Konferenca e Osmanit, jashtëzakonsht shqetësuese, do të kthejë ‘dramat’ e viteve 2019-2021!

09/12/2025 14:32
nga:Y I

“Sa po vendosi që të pushoj, po çohen disa gazetarë po me sulmojnë e po më shtyjnë të punojë më fuqishëm”.

Kështu u përgjigje Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në konferencën për media kur u pyet nëse do të rikandidonte sërish për kete post.

Në lidhje me një deklaratë të tillë të Osmanit ka folur për “Gazeta Blic” gazetari, Shkëlzen Dakaj.

Dakaj tha se me një deklaratë të tillë Osmani dha sinjal se don të rikthehet tek ‘dramat’ e saj kur e arritit popullaritetin e madh ne vitet 2019-2021.

Ai e cilësoi konferencën e djeshme të Osmanit si ajshtëzakonisht shqetësuese.

“Në fakt krejt qëllimi i asaj betejës që filloi Presidentja, Vjosa Osmani, ishte me dhënë këtë mesazh. Ajo ishte një sinjal se Vjosa Osmani po don me u rikthy tek ato ‘dramat’ e saj ndoshta edhe prej kur mori atë popullaritetin e madh. Ishte piknisja e një treguesi që ajo po don me iu rikthy edhe njëherë e ndoshta edhe me qëllimin që me e risjell edhe njëherë atmosferën e 2019 dhe 2021 ku duke bërë propagandë të tillë, duke u viktimizu e duke kriju përçarje të amdhe në skenën politike, e madje tash jo vetëm politike, edhe mediale edhe nëpër struktura të tjera. Konferenca e djeshme e Presidentes Osmani ka qenë mjaft shqetësuese edhe në segmeente të tjera, ajo në fakt sulmoi edhe organet e rendit edhe drejtësisë po ashtu ditë më parë edhe Gjykatën Kushtetuese, shkollat publike që ishte jashtëzakonisht shqetësuese sepse pjesa më e madhe e prindërve sot i kanë fëmijët në shkollat publike dhe ndoshta mendojnë se çfarë dëmi dhe pasojash janë duke iu shkaktuar fëmijëve të tyre duke i dërguar aty. Nuk ishte as e drejtë as e sinqertë dhe as deklaratë e matur të gjitha ato që i tha. Ajo po pretendon rikthimin e atmosferës të 2021 ku bashkë në krah të Albin Kurtit e krijuan shpresën e madhe tek qytetarët se ardhja e tyre do të ndryshojë gjithçka për mirë. Edhe Albin Kurti edhe Vjosa Osmani punojnë me të njëjtën logjikë dhe nuk kanë ‘armë’ tjetër të komunikimit me elektoratin” tha gazetari Dakaj në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic”.