Shaun Walker, një gazetar i “The Guardian” po raporton nga Kievi për ngjarjet aktuale në shtetin e Ukrainës.
Ai nëpërmjet një postimi në Twitter ka treguar një moment qesharak që i ka ndodhur në hotelin ku po qëndron.
Walker tha se në dhomën ngjitur tij në hotelin ku po qëndron një çift po bënin seks të zhurmshëm pavarësisht paralajmërimeve për luftë.
“Pavarësisht paralajmërimeve të SHBA-së për një pushtim të afërt rus, çifti që po qëndronte në dhomën e hotelit ngjitur me timen vazhdoi të bënte seks jashtëzakonisht të zhurmshëm ndërsa unë përpiqesha të shkruaja historinë time”, tha ai.
KYIV – Despite US warnings of an imminent Russian invasion, the couple staying in the adjacent hotel room to mine continued to have incredibly loud sex while I tried to write my story.
— Shaun Walker (@shaunwalker7) February 12, 2022
Në anën tjetër, presidenti amerikan Joe Biden dhe presidenti rus Vladimir Putin kanë zhvilluar një bisedë telefonike mbi një orë sot.
Siç raporton CNN, sipas një komunikate të lëshuar për media nga Shtëpia e Bardhë, thuhet se presidenti Biden i kërkoi Putinit të shmanget nga ideja e pushtimit të Ukrainës, meqë “do të shkaktojë vuajtje njerëzore”.
“Presidenti Biden përsëriti se një pushtim i mëtejshëm rus i Ukrainës do të prodhonte vuajtje të gjerë njerëzore dhe do të zvogëlonte pozitën e Rusisë”, thotë Shtëpia e Bardhë, duke shtuar se Biden “e kishte të qartë me Presidentin Putin se teksa Shtetet e Bashkuara mbeten të përgatitura për t’u angazhuar në diplomaci, në koordinim të plotë me aleatët dhe partnerët tanë, ne jemi po aq të përgatitur për skenarë të tjerë”, sipas Shtëpisë së Bardhë.


