Lajme

Gazetari britanik i plagosur në Kiev: Mendova se do të vdisja

03/30/2022 16:40
nga:Astrit Gashi

Korrespondenti i Sky News, Stuart Ramsay foli për herë të parë që kur atij dhe ekipit të tij iu zu pritë në periferi të Kievit muajin e kaluar.

Ramsay dhe kameramani i tij u goditën teksa po shkonin në qytetin e Buchas.

Ata u zunë në pritë nga forcat ruse dhe arritën të xhironin sulmin ndaj tyre.

Në një intervistë për Sky News, Ramsay tha se “një nga gjërat interesante është se incidente të tilla ndodhin shpesh, por është shumë e rrallë që një aparat fotografik të punojë gjatë gjithë kohës”.

Ramsay përshkroi se si ekipi, duke vozitur në një veturë familjare pa targa, filloi të bërtiste “raporterët” kur u gjendën nën zjarr.

“Nëse asgjë tjetër, pas kësaj zjarri u intensifikua”, përshkroi ai, duke shtuar se pjesa më e vështirë ishte dalja nga vetura.

Pasi u ul në ulësen e pasme të veturës, Ramsay tha se pa xhamin e përparmë dhe rrotën të shpërbëheshin: “Në atë moment, mbaj mend që thashë se e dija se do të vdisja tani. Do të vdes”.

“Më kujtohet se mendoja – pyes veten se sa do të dhemb, sepse intensiteti ishte i tillë që nuk e mendoja se do t’ia dilja”, vazhdon ai.
Ai përshkroi edhe momentin kur u godit nga një plumb: “Ndihej sikur dikush më goditi me një çekiç zjarri”.