Granit Xhaka po vazhdon performancat e mira edhe në Kampionatin Evropian.
Pasi u bë kampion në Gjermani me Leverkusenin, Xhaka po shkëlqen me Zvicrën duke eliminuar sot kampionin në fuqi Italinë nga Euro 2024 pasi Zvicra fitoi me rezultat 2-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Gazetari anglez, Sam Dean nuk kurseu lavdatat për yllin shqiptar.
“E drejtë, po e them. Që kur mbushi 30 vjeç në shtator 2022, Granit Xhaka ka qenë një nga mesfushorët më të mirë absolut në botë. E rëndësishme për titullin e Arsenalit, fitoi Bundesligën pa humbje, shënoi golin fitues në finalen e Kupës së Gjermanisë”, shkroi ai në rrjetin social “X”.
Right, I’m saying it. Since he turned 30 in September 2022, Granit Xhaka has been one of the absolute best midfielders in the world. Crucial to Arsenal’s title charge, won the Bundesliga unbeaten, scored the winner in the German Cup final, MoM in 2 of 3 group games at #Euro2024
— Sam Dean (@SamJDean) June 29, 2024