Gazetari anglez Matthew Syed ka drejtuar kritika të forta ndaj trajnerit të Manchester Cityt, Pep Guardiola, në lidhje me çështjen financiare që ka përfshirë klubin.
Syed ka vënë në pikëpyetje nëse Guardiola ka qenë në dijeni për parregullsitë e pretenduara financiare të klubit gjatë periudhës së tij në krye të skuadrës.
“Ose Pep e dinte për këtë – në këtë rast ai nuk është as vizionar e as legjendë, por thjesht një mashtrues – ose nuk e dinte, duke e bërë jashtëzakonisht dritëshkurtër”, ka deklaruar Syed.
Gazetari anglez ka theksuar se ai vetë ka ngritur prej vitesh pikëpyetje rreth mënyrës së funksionimit financiar të Manchester Cityt, pavarësisht se, sipas tij, është përballur me kritika, ofendime dhe kërcënime.
“Unë nuk jam ekspert i kontabilitetit forenzik, megjithatë kam ngritur pikëpyetje për marrëveshjet financiare të Cityt për më shumë se një dekadë, pavarësisht se jam përballur vazhdimisht me ofendime dhe kërcënime. Dhe Pep nuk pa asgjë? A është i verbër?”, ka shtuar ai.
/GazetaBlic Sport/


