Lajme

Gazetarët në pritje pas nëntë orë bisedime në Ohër

03/18/2023 19:44
nga:Astrit Gashi

Teksa liderët e Kosovës dhe Serbisë po zhvillojnë bisedime nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, shumë gazetarë janë duke e përcjellë këtë ngjarje nga qendra mediale në Ohër.

Qendra mediale është vendosur në një objekt tjetër, afër vilës ku po mbahen bisedimet.

Bisedimet, nën ndërmjetësimin e BE-së, kanë nisur nëntë orë më parë.