Sporti

Gazetarët e Real Madridit: Vinicius Jr është më i mirë se Messi!

10/04/2024 16:02
nga:E K

Dy gazetarët e njohur që përkrahin publikisht Real Madridin, Jose Luis Sanches dhe Edu Aguirre kanë bërë një deklaratë interesante të përbashkët.

Ata kanë krahasuar yllin e Realit, Vinicius Jr me Lionel Messin.

“Vinicius është më i mirë se Messi, ky është realiteti. Për mendimin tim, ata janë lojtarë të krahasueshëm, por ndryshojnë në driblim. Vini mbështetet më shumë në shpejtësi, eksplozivitet. Vini e bën atë përgjatë vijës në krah, ku nuk ka shumë hapësirë.

“Në hapësirë të hapur, Messi është më i mirë, por Vini është më elektrik”, u shreph Sanchez dhe Aguirre.