Drita do të zhvillojë sot një ndeshje miqësore me Aaraun në Zvicër.
Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Brugglifeld”, duke filluar nga ora 18:00.
Gazeta zvicerane Aargauer Zeitung i ka dhënë jehonë kësaj përballje, duke përmendur qytetin nga vjen Drita, duke e vënë në theks preardhjen e Xherdan Shaqirit.
“Për shkak të komunitetit të madh të shqiptarëve të Kosovës në Zvicër, pritet kërkesa e madhe për bileta”, thuhet në shkrim.
“Brügglifeld do të jetë vendi për një ndeshje miqësore me një audiencë për herë të parë në rreth 15 vjet”.