Barcelona i bëri rezistencë të mirë Real Madridit në gjysmëfinalen e mbrëmshme të Superkupës së Spanjës, por në fund u mund 3:2.
Gjithsesi, ndeshja ishte shumë treguese duke pasur parasysh se kush është teprica në Barcelonë.
Gazeta spanjolle, Sport.es shkruan se Xavi u ka dërguar një mesazh të qartë dy lojtarëve duke mos i përfshirë në listën e ndeshjes. Bëhet fjalë për mbrojtësin francez Samuel Umtiti dhe mbrojtësin amerikan Sergin Dest.
Kjo është veçanërisht befasuese duke qenë se Umtiti zgjati kontratën me Barcelonën vetëm pak ditë më parë.
Megjithatë, duket se Barcelona nuk ka dashur që ai të largohet si lojtar i lirë, por do të tentojë ta shesë atë. Xavi i sheh Pique dhe Araujo si dyshen e parë të mbrojtjes, ndaj Umtiti nuk mund të shpresojë për shumë kohë.
Ndryshe është rasti i Dest. Barcelona e di se 21-vjeçari ka vlerë solide në treg dhe Xavi duket se e ka humbur besimin tek ai. Problemet e tij me shpinën e kanë penguar zhvillimin e tij dhe Barcelona do t’i drejtohet zgjidhjeve të reja në atë pozicion, sipas gazetës spanjolle.
/GazetaBlic Sport


