Sporti

Gazeta franceze jep lajmin e frikshëm për PSG-në, Mbappe po largohet

05/24/2023 09:48
nga:N M

Kylian Mbappé është duke e rimenduar seriozisht të ardhmen e tij te PSG.

Gazeta më e madhe sportive franceze, L’EQUIPE shkruan sot se Mbappe nuk e ka në plan të rinovojë kontratën me PSG-në.

Në marrëveshjen e rinovimit që ai nënshkroi vetëm një vit më parë me skuadrën franceze, përfshihej një klauzolë ku ai mund të rinovonte në mënyrë të njëanshme deri në qershor të vitit 2025.

Kontrata që nënshkroi me PSG-në në fakt kishte një kohëzgjatje prej dy sezonesh fikse plus një opsional.

Kylian Mbappé ka afat deri më 31 korrik 2023 për të nënshkruar këtë kontratë, të cilën duket se nuk e ka në plan ta bëj.

Skenari është ndryshe”, thotë L’Équipe, e cila thekson se në vjeshtë lojtari i kërkoi bordit të largohej për shkak të mosmarrëveshjeve, megjithëse tensioni mes dy palëve është ulur.