Gazzetta Dello Sport garanton se Paulo Dybala do të jetë përforcimi i Interit për sezonin e ardhshëm.
Sulmuesi argjentinas është në fund të kontratës me Juventusin, klub të cilin e përfaqëson që nga viti 2015, përcjell GazetaBlic Sport.
Dybala kaloi shumë muaj duke negociuar për rinovimin e kontratës me Juventusin, por palët nuk arritën marrëveshje dhe në 2022/2023, sipas Dello Sport, ai do të veshë fanellën e Nerazurrit.
Sipas gazetës italiane, sulmuesi do të marrë më shumë se gjashtë milionë euro në vit në Inter.
/GazetaBlic Sport/


