Lajme

Gaza: 26 mijë e 751 palestinezë të vrarë, 65 mijë e 636 të plagosur

01/30/2024 20:48
nga:G B

26 mijë e 751 palestinezë janë vrarë dhe 65 mijë e 636 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve izraelite në Gaza, që nga 7 tetori, tha Ministria e Shëndetësisë e vendit.

Në këto shifra përfshihen 114 palestinezë të vrarë, dhe 249 të plagosur në 24 orët e fundit, raporton The Guardian.

Izraeli pretendon se ka vrarë rreth 9 mijë luftëtarë armik, ndërsa gjithashtu thotë se ka humbur 221 nga forcat e veta gjatë luftës me Hamasit.