Lajme

Gaxherri: Ta krahasosh Albin Kurtin me Ibrahim Rugovën është si dritën me errësirën

01/21/2026 22:20
nga:Y I

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, ka deklaruar se figura e Ibrahim Rugovës është e vlerësuar ndërkombëtarisht dhe se kontributi i tij nuk mund të minimizohet apo të tjetërsohet për interesa politike.

Sipas saj, çdo përpjekje për ta krahasuar Albin Kurtin me Ibrahim Rugovën është si me krahasu dritën me errësirën.

“Figura politike si Ibrahim Rugova janë të vlerësuara ndërkombëtarisht. Shumë gjëra nuk mund t’ia heqim e as t’ia shtojmë. Ne ia kemi parë hajrin fort, edhe nëse nuk jemi të vetëdijshëm me i kultivu ato ne e thyejmë qafën, sikur sot kur dikush pretendon me krahasu Albin Kurti me Ibrahim Rugovën është pikërisht si me krahasu dritën me errësirën” u shpreh ajo.

Gaxherri rikujtoi se Rugova ishte përballur me kundërshtime, sulme dhe tentativa atentatesh, duke shtuar se situata sot është “relaksuar” krahasuar me periudhat e mëhershme të përplasjes politike.

Ajo kritikoi ashpër thirrjet e kryeministrit Kurti drejtuar elektoratit rugovian që t’i bashkëngjitet atij, duke pretenduar se ai “po ecën në rrugën e Rugovës”.

“Sot ai e thërret elektoratin rugovian, jo të LDK-së, t’i bashkëngjitet, duke pretenduar se është në rrugën e Ibrahim Rugovës, qe ku shkon injoranca”, deklaroi Gaxherri.