Lajme

Gaxherri për takimin e Osmanit me Macron e Scholz: Presidentja të bëhet e “gjallë”, duhet ta shpëtojë Kosovën nga rrënimi

06/01/2023 18:48
nga:Genita C

Anëtarja e LDK-së, Besa Gaxherri ka folur për takimin e sotëm që është zhvilluar mes presidentes Osmani me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Gaxherri në një prononcim për GazetaBlic thotë se këto vende po e shohin presidenten Osmani si kartën e fundit për koordinim të procesit së dialogut Kosovë-Serbi.

“Tashmë pas reagimit të BE-së e në veçanti presidentit Macron dhe sanksionet për Kosovën nga SHBA, këto vende, Presidenten e shohin si kartën e fundit për ti koordinuar proceset, me theks të veçantë dialogun me Serbinë”, tha Gaxherri.

Gaxherri thotë se presidentja Osmani duhet ta shpëtojë Kosovën nga rrënimi dhe nga humbja e besimit me ndërkombëtarët.

“Kam prit dhe shpresoj shumë që Presidentja të bëhet e gjallë dhe t’i marrë përgjegjësit e veta kushtetuese e të veproj, që ta shpëton Kosovën nga rrënimi dhe humbja e besimit në raportet me ndërkombëtarët”, tha Gaxherri për GazetaBlic.

Kujtojmë se, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar kancelarin gjerman, Olaf Scholz, dhe presidentin francez, Emmanuel Macron.

Në llogarinë e saj në Twitter, Osmani ka bërë të ditur se me dy liderët evropianë kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në rajon, njofton Klan Kosova.

Në kuadër të vizitës së saj në Moldavi, ajo e ka takuar edhe Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell.

“Diskutuam për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon, si dhe për përpjekjet tona të përbashkëta për paqe, siguri dhe stabilitet”.

Këtë takime ajo i ka zhvilluar në Kishinau të Moldavisë, ku po merr pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian.

 

Osmani pas takimit me Macron e Scholz: Bashkëpunimi me partnerët tanë është kyç!