Lajme

Gaxherri: Jo-normal koalicioni, Kurti në Vushtrri për ta poshtëruar LDK-në!

10/21/2025 13:53
nga:Y I

Gazetari Ardian Gaxherri e ka cilësuar jonormal koalicionin e nivelit lokal në komunën e Vushtrrisë mes LDK-së e VV-së.

Siç tha ai në Kosova Today, kjo meqë nëse LDK nuk e konsideronte Albin Kurtin asnjëherë partner të denjë bashkëpunimi.

“Duke u bazuar gjithnjë në fjalën e dhënë nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, atëherë ky bashkëpunim është i panatyrshëm. Është jonormal, për shkak se po tregon hipokrizi. Derisa e cilëson Kurtin njeri të rrezikshëm për Kosovën, nuk bashkëpunojmë me një njeri të tillë – atëherë po bashkëpunon për politikë, atëherë është e pandershme, është hipokrizi”.

Ndër tjera, ai u shpreh se LDK duhet ta përballë me pasoja Xhaver Tahirin nëse kjo nuk ishte veçse situatë e planifikuar.

“Xhafer Tahiri duhet të përballet me pasoja, në qoftë se nuk është lojë e LDK-së! Tash kanë fillu matematika të reja. Ditëve në vijim pritet me u përafru njëra parti me VV-në, por për cilën ende s’kam fakte mbetet të shihet”.