Gavi zyrtarisht është larguar nga lista e lojtarëve të ekipit të parë të Barcelonës.
La Liga gjeti parregullësi në promovimin e lojtarit në ekipin e parë sa i përket kontratës dhe detyroi klubin spanjoll ta kthej në ekipin B, shkruan GazetaBlic Sport.
Atij i është kthyer fanella me numrin 30 duke iu hequr numri 6 që kishte marrë te Barcelona.
Nëse Barcelona nuk e regjistron atë si lojtar të skuadrës së parë deri në korrik ai do mbetet lojtar i lirë, megjithatë pavarësisht kësaj klubi beson se lojtari do të vazhdojë me Barçën pavarësisht problemeve të paraqitura.
Gavi is back on La Liga's website with his number 30 jersey and if Barça don't register him as a first team player before July, he'll be a free agent. The club are confident he wants to continue despite the severe problems of the club. [as] #fcblive pic.twitter.com/2nGnRY7X16
— barcacentre (@barcacentre) March 30, 2023