Trajneri i Hajduk Split, Gennaro Gattuso ka rruar mjekrën pas 22 vitesh.
Italiani i famshëm mori pjesë në fushatën ‘Beard Auction’.
Pas jo më pak se 22 vitesh të gjata, trajneri i ekipit të parë, Gennaro Gattuso, rruajti mjekrën nën briskun e Berber shop Ritual si pjesë e fushatës humanitare Beard Auction, për të cilën u mblodhën më shumë se 10 mijë euro.
The Beard Auction është një aksion humanitar që promovon shëndetin e meshkujve. Vetëm këtë vit janë mbledhur rreth 150 mijë euro për të ndihmuar të prekurit me kancer në Split, Vinkovc dhe Pula.
/GazetaBlic Sport


