Sporti

Gattuso pritet të emërohet trajner i Marseille

09/27/2023 08:44
nga:L J

Marseille afër emërimit të Gennaro Gattuso si trajner të ri.

Gjigantët e Ligue 1, Marseille janë një hap larg emërimit të ish lojtarit italian Gennaro Gattuso si trajnerin e tyre të ardhshëm, sipas Foot Mercato.

Marcelino u detyrua të largohet nga pozicioni i tij si trajner vetëm pas shtatë ndeshjeve në krye, në vazhdën e trazirave mes tifozëve dhe drejtuesve.

Mbështetësit e klubit shprehën zhgënjimin e tyre për stilin e lojës së spanjollit, ndërsa ish-trajneri i Valencias zbuloi gjithashtu më vonë se ai la punën e tij pasi mori kërcënime dhe fyerje.

Gattuso ka drejtuar më parë klube, duke përfshirë AC Milan, Napoli, Fiorentina dhe Valencia.

/GazetaBlic Sport