Sporti

Gattuso nervozon tifozët e Milanit: Shpresojë që Napoli të bëhet kampion

10/26/2022 17:55
nga:Lorik J

Gennaro Gattuso në Le Iene foli për futbollin dhe disa fraza sigurisht që nuk do të kënaqin tifozët e Milanit, skuadra në të cilën ka luajtur dhe më pas ka qenë trajner.

Gattuso theksoi se dëshira e tij sivjet është që skuadra e Napolit të bëhet kampion në Serie A, përcjell GazetaBlic Sport.

“Në Spanjë është shumë mirë, më pëlqen. Dallimet mes ligës italiane dhe asaj spanjolle? Futbolli është i vështirë kudo, por këtu argëtohem dhe jam mirë. Scudetto? Shpresoj që Napoli ta fitojë, mendoj se pas shumë vitesh për momentin e meritojnë për mënyrën se si po luajnë”, tha Gattuso.

Kujtojmë se Gattuso është trajner i Valencias në La Liga.

/GazetaBlic Sport