Sporti

Gattuso është unik: Pas fitores, Gattuso ka shtruar darkë për lojtarët dhe stafin e Hajdukut

10/21/2024 08:57
nga:Lorik J

Trajneri i Hajduk Splitit, Gennaro Gattuso, vendosi të nderojë lojtarët pas fitores 2:0 ndaj Slaven Belupo. Ai mori të gjithë ekipin dhe stafin për darkë në një restorant afër Varazhdinit dhe klubi publikoi një foto në faqen e tyre zyrtare që dëshmon për atmosferën e mrekullueshme.

Me këtë fitore, Hajduk mbetet në krye të tabelës së ligës me 24 pikë, katër më shumë se Rijeka dhe Dinamo.

“Këto katër pikë nuk janë asgjë, as nuk do t’i kthejmë sytë pas. Nëse mendojmë se është një avantazh i madh, e kemi gabim. Jam pak i befasuar nga kjo situatë, por është rezultat i punës sonë”, tha Gattuso pas fitores.

/GazetaBlic Sport