Sporti

Gattuso drejt Arabisë Saudite, agjenti i tij takohet me disa klube

06/25/2023 09:25
nga:E K

Sky Sport Italia ka raportuar se ish mesfushori italian, Gennaro Gattuso, është afër një lëvizjeje në Arabinë Saudite, me disa palë që thuhet se janë të interesuara për emërimin e 45-vjeçarit si trajner.

Gattuso ka qenë pa punë që nga fillimi i vitit 2023, pasi u lirua nga detyrat e tij si trajner i Valencias pas një periudhe aspak të mirë në La Liga, transmeton GazetaBlic Sport.

Ish-trajneri i Milanit dhe Napolit përfaqësohet nga agjenti Jorge Mendes, i cili raportohet nga Sky se është në bisedë të ngushtë me disa klube arabe.

Sky gjithashtu thekson se një vendim përfundimtar mund të merret së shpejti.

Kjo do të ishte periudha e katërt e Gattusos që menaxhon jashtë Italisë, pas aventurave të shkurtra me Sion, OFI Crete dhe Valencia.

/GazetaBlic Sport/