Lajme

‘’Gati të punoj me Trump’’, Jinping takohet me Biden

11/17/2024 20:59
nga:G B

Presidenti kinez Xi Jinping u zotua të bashkëpunojë me administratën e Donald Trump në SHBA, teksa zhvilloi bisedimet e fundit me presidentin në largim Joe Biden, lidhur me përplasjet mes dy vendeve, nga krimi kibernetik, tek tregtia, Tajvani, Deti i Kinës Jugore e Rusia.

Biden u takua më Xi për rreth 2 orë, në një hotel ku po qëndronte lideri kinez, në kuadër të forumit ekonomik të Azi Paqësorit, në Lima të Perusë. Këto ishin bisedimet e para mes të dyve, në 7 muaj.

“Kina është e gatshme të punojë me administratën e re amerikane, për të ruajtur komunikimet, për të zgjeruar bashkëpunimin e për të menaxhuar dallimet në mënyrë që të mundësohet një tranzicion i qëndrueshëm i marrëdhënies mes Pekinit dhe Uashingtonit në dobitë dy popujve”, tha presidenti kinez.

Biden i tha homologut, se jo gjithmonë janë dakordësuar, por se diskutimet e tyre kanë qenë të hapura dhe sinqerta. Biden synonte zbutjen e tensioneve me Pekinin, por nuk pati sinjale për ndonjë arritje të rëndësishme. Megjithatë dy liderët u pajtuan se janë qeniet njerëzore dhe jo inteligjenca artificiale që duhet të marrin vendime lidhur me përdorimin e armëve bërthamore. Kjo është hera e parë që kjo çështje diskutohet mes dy vendeve

“Nuk kemi luajtur kurrë me njëri-tjetrin.  Jemi të barabartë. Dhe unë mendoj se kjo është jetike. Këto biseda parandalojnë llogaritjet e gabuara dhe sigurojnë që konkurrenca mes dy vendeve tona të mos kalojë në konflikt, të jetë konkurrencë jo konflikt. Kjo është përgjegjësia jonë, ndaj popujve tanë dhe njerëzve në mbarë botën. Ne jemi marrëdhënia më e rëndësishme në të gjithë botën”, tha Biden.

Dy muaj para rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë, zyrtarë amerikanë kanë paralajmëruar për rreziqe të shtuara gjatë transferimit të pushtetit. Presidenti I zgjedhur është zotuar të vendosë një rrisë tarifat kundër importeve kineze si pjesë e një pakete masash tregtare të pagëzuar “Amerika e Para”.