Lajme

“Gati për zgjedhje”/ LDK, Kurtit: Bëje ftesën për shpërbërje të Kuvendit, ne e mbështesim

03/21/2024 15:00
nga:G B

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, në një prononcim për Gazeta Blic, ka folur për gatishmërinë e kryeministrit Kurti për të shkuar në zgjedhje, derisa tha se nëse opozita dëshiron zgjedhje, duhet të shpërbëhet Kuvendi.

Ajo thotë se Kurti me deklarata të tilla tenton të shkarkojë frikë te partnerët, pasi vullneti i tij për të shkuar në zgjedhje mungon.

“Kryeministri Kurti me deklaratat për zgjedhjet po përpiqet për të shkarkuar frikë tek partnerët e tij në drejtim të shtetit, sepse në realitet vullneti për të shkuar në zgjedhje nga ana e tij mungon për shkak të gjendjes kaotike në vend, situatën e rënduar në ekonomi, arsim, shëndetësi dhe në çdo segment tjetër jetësor, pastaj shkelja e parimeve dhe premtimeve për mes të cilave ka marrë pushtetit, Kurtin e vendosin në një pozicion kritik nëse mund të merret edhe më tutje me politik, prandaj deklarimet e tij nuk janë të sinqerta sepse nëse do të ishin, do të kishte veprime konkrete të cilat do të pasonin me përmbytjen e tij dhe fundin në politikë, sepse po e ritheksoj zhgënjimi qytetar është i madh në raport me punën, ose më mirë thënë mospunën e këtij pushteti”, thekson ajo.

Ajo shprehet e bindur se LDK asnjëherë s’ka qenë më e përgatitur për zgjedhje.

“Me bindje të plotë ju them se Lidhja Demokratike e Kosovës asnjëherë nuk ka qenë më e përgatitur për zgjedhje se sa aktualisht, kemi punuar shumë për gjatë kësaj kohe dhe jemi të gatshëm për të marrë pjesë në to kurdo që vendosen për tu mbajtur ato, me ç’rast edhe do ta kthejmë shtetin në binar të duhur përmes programit udhëheqës të LDK-së dhe Rrugën e Re”, thekson Krasniqi për Gazeta Blic.

Deputetja shton se nëse Kurti bën ftesë për shpërbërje të Kuvendi, LDK do të votojë pro.

“Nëse Kryeministri Kurti bën një ftesë për shpërbërjen e Kuvendit, ne si LDK do të votojmë për rrëzimin e këtij pushteti abuziv dhe me ç’rast do ta ndalim edhe të keqen që po i bëhet vendit nga këta njerëz që edhe shtetin e shohin si diçka të përkohshme dhe për gjatë gjithë kohës kanë punuar kundër vendit, duke e vendosur në dilemë edhe pozicionin e tyre se cilat interesa përfaqësojnë në drejtim të shtetit”, deklaron deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi./Gazeta Blic/

AAK i përgjigjet Kurtit: E ngriti flamurin e bardhë, jemi të gatshëm për zgjedhje – le ta shpërbëjë Kuvendin