Showtime

Gati për një super hit? Dyshja më e pëlqyer e publikut bashkojnë forcat

06/10/2024 16:23
nga:G C

Noizy dhe Era Istrefi, kanë konfirmuar një bashkëpunim që premton të jetë një hit i verës, raporton GazetaBlic.

Lajmin e bukur e ka ndarë vetë Noizy me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, ku ka publikuar disa fotografi nga xhirimet e projektit të ri.

Dyshja duken me të njëjtin dizajn veshje, ku përveç këngës, edhe videoklipi duket se do të jetë “flakë”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

“Unë jam mbreti, por kam nevojë për një mbretëreshë te kalaja.”- shkruan Noizy.

Ndryshe, Era Istrefi duket se nuk e ka në mend të ndalet me projekte muzikore të cilat po pëlqehen në masë të madhe.

Istrefi njëkohësisht është duke e shijuar suksesin e këngës “Më humbe”.