Showtime

Gati për “Dancing”- Olta Gixhari publikon foton joshëse nga paraqitja e parë në DWS

10/06/2023 22:28
nga:Y I

Të gjithë janë me sy e vesh për të parë një prej spektakleve më të bukura të kërcimit pasi pas pak starton “Dancing with the Stars”.

Ndërkohë që ora 21:00 po afron, Olta Gixhari ka vendosur që t’ju prezantojë të gjithë ndjekësve të saj, veshjen që ka zgjedhur në mbrëmjen e sotme.

Aktorja ka publikuar një fotografi në profilin e saj të Instagramit, ku shihet e veshur me një fustan të zi, i cili ka një të çarë të theksuar, duke treguar format perfekte të Gixharit.

Kujtojmë që Olta do të jetë përkrah Valbona Selimllarit, Lori Bala dhe Ilir Shaqirit, në jurinë e “Dancing with the Stars”, për të dhënë vlerësimet për yjet që do të ngjiten për herë të parë në skenë për të performuar në një fushë që është krejtësisht e re për ta.