Lajme

Gati një orë pritje për të dalë prej Kosovës nga kufiri në Merdare

09/04/2021 11:36
nga:M K

Këtë të shtunë pothuajse të gjitha pikëkalimet kufitare të vendit mund të kalohen pa shumë pritje.

Pika në Merdarë është më e ngarkuara ndër të tjerat, ku pritjet në dalje janë nga 40 deri në 45 minuta ndërsa në hyrje 10 deri 15 minuta.

Pas saj është ajo në Vërmicë ku pritjet në dalje janë nga 15 deri në 20 minuta.

Më poshtë mund të gjeni pritjet në hyrje-daljet në gjitha pikat kufitare të vendit.