Një pronar i një lokali në Prishtinë, ka hedhur kritika ndaj Qeverisë Kurti rreth menaxhimit të pandemisë Covid-19.
Si pasojë e dënimit, ai është dënuar nga institucionet përkatëse, duke e detyruar t’i largojë 13 punëtorët e kafiterisë së tij.
Ai është shprehur i zhgënjyet me menaxhimin e pandemisë duke e quajtur qeverinë; pa ide dhe dalje totale nga kontrolli.
Shkrimi i plotë:
I shokuar dhe i dëshpëruar totalisht nga kjo udhëheqje e pacipë dhe monitorim katastrofal i situatës krahas këtij virusi famëkeq!
Një qeveri pa ide dhe dalje totale nga kontrolli, me një përgjigjje të thjeshtë: tja u marrim shpirtin qytetarëve me gjoba të pakontrolluara dhe mbyllje lokalesh.
Në qoftë se, kjo terrasë e lokalit tonë në Dragodan konsiderohet si hapësirë e mbyllur nga inspektorat e AUV-it, atëherë ne nuk jemi në një frekuencë apo të të njejtit planet!
Inspektorë të ashpër githandej me sjellje të ashpra dhe të punësuar rishtazi për të monitoruar situatën e konsiderojnë këtë terrasë me pergolë levizëse dhe të hapur në katër anët, si pjesë e mbyllur me “tavan” .
Një ekip prej shumë punëtorësh, detyrimisht vendosem ti dërgoj në shtëpi deri me datën 13 Shtator dhe të gjithë të vaksionuar me nga 2 doza vaksine.
Kjo dalje e situatës nga kontrolli është për të ardhur keq, ministër Arben Vitia ndonëse gëzova rrespekt të madh për ty dhe punën tuaj, tash e disa ditë kom ndru mendje për ju dhe ekipën tuaj. Kjo është marri!
Si një qytetarë i rëndomtë i RKS, sot u dorzova ndaj thënies time se ” jeta në Kosovë është e mirë dhe me mundsi shumë .
Nuk e di a bëni gjumë mirë pas ksaj katrahure!
I shokuar dhe i dëshpëruar totalisht nga kjo udhëheqje e pacipë dhe monitorim katastrofal i situatës krahas këtij virusi…
Posted by Vigan Bekqeli on Thursday, September 2, 2021


