Anëtarët e Kuvendit të Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, janë mbledhur për të diskutuar rreth vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës, që pritet të hyjë në fuqi në fundjavë.
Megjithatë, gastronomët kanë konsideruar se po lihen në mëshirën e fatit dhe si rrjedhojë ia kanë parashtruar tetë kërkesa qeverisë, në mesin e të cilave përfshihet edhe reduktimi i tatimit në pagat e punëtorëve.
Gastronomët i pranojnë masat e reja, por kanë një varg kërkesash për ministrin Murati
“Gastronomia edhe njëherë po bëhet vetëm kurban i këtyre masave, ndoshta edhe me të drejtë, mirëpo, me kufizime të tilla dhe pa përkrahje financiare, duke rrezikuar fatin e shumë punëtorëve dhe bizneseve, një vendim të tillë është veçse i dëmshëm për ekonominë dhe qytetarët.
Këto kufizime duhet të shoqërohen me përkrahje financiare apo me ndryshim të politikave fiskale, dhe me vizion për lehtësimin e të bërit biznes në një kohë të tillë të jashtëzakonshme. Si Shoqatë mendojmë që është i nevojshëm një bashkëpunim me Ministrinë e Financave, përkatësisht me ministrin z. Hekuran Murati, për ‘ti gjetur disa modalitete të tilla të domosdoshme”, ka thënë ndër të tjera ai.
Anëtarët e Kuvendit të Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, u mblodhën sot për të diskutuar rreth Vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës, që pritet të hyjë në fuqi për pak kohë.
Ky Vendim i propozuar nga Ministria e Shëndetësisë është shumë i mirëkuptueshëm, duke u bazuar në gjendjen epidemiologjike të rënduar me Covid-19, e cila gjithsesi duhet të menaxhohet, dhe për të cilën kemi qenë gjithnjë në gadishmëri ta përkrahim si shoqatë. Duke inicuar dhe fuqizuar fushatën rreth vaksinimit, të cilën e përkrahim dhe do të vazhdojmë ta përkrahim me kreativitetin dhe thirrjen tonë publike, si dhe propozimet në raport me masat të cilat gjithnjë kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit publik dhe ekonomik!
Mirëpo, këto kufizime nuk janë të drejta, kur mungon edhe përkrahja e Qeverisë sonë ndaj këtij sektori.
Bizneset po mbyllen dhe të njëjtat po lihen në mëshirën e temperaturave atmosferike dhe kapaciteteve të secilit vec e vec me hapësira katrore të terasës, për ti dalur ballë shpenzimeve operative ku përfshihen pagat e punëtorëve dhe obligimet e qirasë, likuidimit të kredive, obligimeve ndaj ATK-së, etj.
Gastronomia edhe njëherë po bëhet vetëm kurban i këtyre masave, ndoshta edhe me të drejtë, mirëpo, me kufizime të tilla dhe pa përkrahje financiare, duke rrezikuar fatin e shumë punëtorëve dhe bizneseve, një vendim të tillë është veçse i dëmshëm për ekonominë dhe qytetarët. Këto kufizime duhet të shoqërohen me përkrahje financiare apo me ndryshim të politikave fiskale, dhe me vizion për lehtësimin e të bërit biznes në një kohë të tillë të jashtëzakonshme.
Si Shoqatë mendojmë që është i nevojshëm një bashkëpunim me Ministrinë e Financave, përkatësisht me ministrin z. Hekuran Murati, për ti gjetuar disa modalitete të tilla të domosdoshme.
Asnjë prej masave emergjente të ndërmarrura nga të dy Qeveritë që kanë menaxhuar me pandeminë, nuk janë kompletuar deri në fund pasi që ka shumë biznese që kanë raportuar që nuk kanë përfituar nga to, e që gjithnjë dhe natyrisht që gastronomia bën pjesë me përqindje të madhe.
Lidhur me mbylljen e fundit të muajit Prill, dhe në rastin e masës së fundit financiare, e veçanërisht kur ato mjete ishin të destinuara edhe për sektorin tonë, përkatësisht gjysmës së pagave të punëtorëve dhe gjysmës së qirasë, ishin 33% të bizneseve të gastronomisë që nuk kanë përfituar nga e njëjta. Andaj lidhur me këto ne i kemi bërë disa propozime të cilat presim që Ministria e Financave ti shqyrtojë dhe të na ftojë së bashku për ti diskutuar e që disa prej tyre mund ti kuptoni më poshtë:
I. Subvencionimi i gjysmës së pagës mesatare të punëtorëve për 3 muaj radhas.
II. Mbulimi i shpenzimeve operative (qiratë, rryma, uji, mbeturinat) – të vitit 2020 dhe 2021 për bizneset që kanë zhvilluar aktivitet të pjesshëm ekonomik.
III. Kompensim mujor për pronarët e bizneseve të cilat nuk janë lejuar të operojnë gjatë pandemisë. Kompensimi duhet të përcaktohet nga 10% të fitimit neto të vitit 2019. Kjo pagesë duhet t’iu ndahet në baza mujore për një periudhë të arsyeshme.
IV. Të bëhen ndryshimet ligjore që mundësojnë pagesën e detyrimeve tatimore aktuale, të paguhen në vitin pasues me këste 3 mujore pasdhënie (Sipas sistemit Anglez). Kjo vlen vetëm për tatimin në fitimin e tatueshëm për Korporata, si dhe tatimin në të ardhurat personale të tatueshme për Bizneset Individuale. Ofrimi i kësaj mundësie nënkupton që obligimet tatimore të periudhës 2021, të paguhen në formë të kësteve pasdhënie në vitin 2022. Kjo formë e pagesës të aplikohet për periudhat e ardhshme tatimore.
V. Të ndryshohet pragu i kalkulimit të të ardhurave personale të pa tatueshme në paga, nga 960,00 euro në vit (80,00 euro në muaj), në 1.800,00 në vit (150,00 në muaj). Ndërsa për paga më të larta të gjendet një proporcion i arsyeshëm, në mënyrë që të aplikohen shkallët tatimore prej: 4%; 8%; dhe 10%.
VI. Të shtyhen pagesat e afateve të kredive dhe kthimit të mbitërheqjeve të vjetra (para pandemisë). Interesi të subvencionohet nga buxheti i shtetit.
VII. Të shqyrtohet reduktimi i normave tatimore në pagat e punëtorëve dhe tatimit ne fitim.
VIII. Të zgjatet vendosja e TVSH-së në shitje në 8% deri më 31 dhjetor 2026.
Presim reagim urgjent të institucioneve relevante të Republikës së Kosovës, në mënyrë që të veprohet drejtë dhe në kohë në raport me vështirësitë ekonomike që po ballafaqohen bizneset e gastronomisë, dhe që po pritet të intensifikohen gjatë javës së ardhshme!