Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini ka folur në një konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Manchester United, duke nënvizuar lamtumirën e Cristiano Ronaldos.
“Nga pikëpamja teknike ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, por mendoj se po them një banalitet, ai njihet nga të gjithë. Çfarë po bën në Manchester, mendoni vetëm për golin e së dielës, por edhe për të gjithë të tjerët. Ai ka sjellë vlerë për kampionatin tonë, shtoi, personalisht më erdhi keq që do të kthehej në Angli, sepse shpresoj gjithmonë që lojtarët më të mirë të luajnë në Itali, edhe nëse ndoshta do të na kushtonin disa gola më shumë kundër”, tha Gasperini.
Vlen të theksohet se ndeshja mes Manchester United dhe Atalantas luhet nesër nga ora 21:00.
/GazetaBlic Sport


