Sporti

Gasperini: Nuk kam dyshim se Interi është superior ndaj të gjithëve në Serie A

03/11/2024 08:50
nga:Lorik J

Trajneri i Atalantas, Gianpiero Gasperini, ka folur pas barazimit 2-2 me Juventusin në ndeshjen e Serisë A, duke vlerësuar se sa janë të gjitha skuadrat prapa liderit Inter.

“Nuk kam asnjë dyshim që Interi është superior ndaj të gjithëve në kampionat. Vendi i tyre në tabelë duket absolutisht i drejtë. Milani dhe Juventusi janë skuadra të shkëlqyera, të barabarta në forcë”, tha Gasperini.

Pas 28 xhirove të Serisë A, Interi ka grumbulluar 75 pikë dhe zë vendin e parë në renditje, i ndjekur nga AC Milan me 59 pikë dhe Juventus me 58.

Atalanta është në vendin e 6 me 47 pikë, duke vazhduar betejën për top 4-shen.

/GazetaBlic Sport