Sporti

Gasperini: Fitorja ndaj Liverpoolit si një trofe për Atalantën!

04/18/2024 23:30
nga:Lorik J

Gian Piero Gasperini thotë se për ta është si të fitojnë trofeun, pasi eliminuan Liverpoolin nga Europa League.

Atalanta ka triumfuar me rezultatin e përgjithshëm 3-1 ndaj Liverpoolit, për t’u kualifikuar në gjysmëfinalen e madhe të Europa League, përcjell GazetaBlic Sport.

“Jemi shumë të lumtur që kemi dhënë kontributin tonë ndër vite. Ne eliminuam një trajner të madh dhe një ekip të madh, kishim zemër. Jemi shumë të lumtur dhe nga nesër do të mendojmë për ndeshjet e ardhshme”, tha Gasperini për Sky Sport Italia.

“Në karrierën time mund të mos ketë trofe, por ka disa medalje dhe mendoj se kjo fitore do ta meritojë një medalje”.

“Kur një klub si i yni arrin të marrë rezultate përtej historisë së Atalantës dhe Bergamos, duhet ta konsideroj këtë të jashtëzakonshme për karrierën time, për Bergamon dhe për të gjithë”.

/GazetaBlic Sport