Sporti

Gasperini: Barcelona është brendi më i madh në futbollin spanjoll

18 ditë më parë
nga:Lorik J

Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini foli mjaft mirë për Barcelonën para ndeshjes së ardhshme mes dy skuadrave në fazën kryesore të Champions League, që luhet sonte nga ora 21:00.

Strategu italian bëri të ditur se Barcelona është marka më e madhe në futbollin spanjoll dhe se shumë talente të mëdhenj dalin gjithmonë nga La Masia.

“Nuk do të jetë e lehtë për ne të luajmë kundër një ekipi si Barcelona. Nëse arrijmë të fitojmë, do të mposhtim një nga skuadrat më të forta në botë. Ne e dimë shumë mirë se qëllimi ynë është të hyjmë në top 8. Në përgjithësi jam shumë i lumtur me paraqitjen tonë. Ne patëm një program shumë të vështirë, luajtëm me Real Madridin dhe Arsenalin”, ka komentuar Gasperini.

“Edhe nëse emrat ndryshojnë, Barcelona gjithmonë luan mirë dhe identifikohet me shumë talente të rinj që dalin nga La Masia. Barcelona është marka më e madhe e futbollit spanjoll. La Masia gjithmonë prodhon”, shtoi Gasperini.

/GazetaBlic Sport