Komentatori politik, Blerim Gashi ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të bëjë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Koosvës.
Gashi nuk e ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Nismës Socialdemokrate, porse këtë koalicion e ka quajtur “e keqja më e vogël”.
“Nuk besoj që Ramushi kish refuzu një ofertë gjeneroze të Albin Kurtit për president… Ma reale, ma e pritshmja është që më pak të bëjë koalicion ose të hyjë në koalicione formale me kundërshtarët e saj, e që është PDK-ja dhe LDK-ja sepse i bajnë dam njana-tjetres. Logjika jem është që mas këtij rezultati shkon me të keqen më të vogël, e që është Nisma”, ka thënë Gashi.
Për LDK-në, Gashi ka thënë se mund të ndodhë një koalicion me Vetëvendosjen.
“LDK-ja është ma e shpërputhur sa i përket fuqisë politike, ka shumë zëra. Këto 50 mijë vota Lumirit, mos ta banalizoj, me fol si baba i partisë”, ka thënë Gashi në Politiko.


