Lajme

Gashi: Vushtrria ka kandidatë shumë të mirë për deputetë, na priftë e mbara!

12/25/2024 23:09
nga:G C

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka vizituar sonte Vushtrrinë, ku është pritur ngrohtësisht nga strukturat dhe përkrahësit e partisë, raporton GazetaBlic.

Gashi ka theksuar se Vushtrria ka kandidatë të shquar për deputetë, duke përmendur Xhafer Tahirin, Rrezarta Krasniqin dhe Bashkim Gashin.

Ai shprehu besimin se kandidatura e tyre do të kontribuoni në forcimin e LDK-së dhe suksese në zgjedhjet e ardhshme.

“Na priftë e mbara!” tha Gashi.