Lajme

Gashi: Vetëvendosja e interesuar ta fitojë Prishtinë, LDK-ja Podujevën

11/08/2021 18:55
nga:Gazeta Blic

Opinionisti Shkëlzen Gashi, ka thënë se koncentrimi i kryeministrit njëherësh kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, në raundin e dytë të balotazhit do të jetë në katër komuna: Prishtinë, Gjakovë, Gjilan dhe Prizren.

“Energjia e kryeministrit në këtë rast e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, po edhe e personaliteteve kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje do të koncentrohet në këto katër komuna e me theks të veçantë në Prishtinë”.

Gashi në Info Magazine në Klan Kosova tha se ka pritur që koncentrimi më i madh i Lidhjes Demokratike të jetë në Prishtinë, por se sipas tij fushatë më e madhe e kryetarit të LDK-së është bërë në Podujevë.

Sipas tij ndoshta LDK-ja është e interesuar ta fitojë Podujevën për ta restauruar identitetin që iu përdhos kësaj partia në zgjedhjet e jashtëzakonshme në nëntor të vitit 2020.

“Unë kam pritur që kështu të jetë edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës z. Lumir Abdixhiku, mirëpo ajo se çka kam mundur të vërej këto ditë është që ai nuk ka qenë i përfshirë në Prishtinë”.

“Kemi parë një përfshirje të tij në Podujevë. Kjo për shkak se ndoshta LDK është e interesuar më shumë ta fitojë Podujevën për shkak të restaurimit të dinjitetit. Sepse ajo çka ndodhur në zgjedhjet e jashtëzakonshme ka qenë përdhosje e dinjitetit”.

“Kemi pasur garë mes dy kandidatëve Bulliqit dhe Rudarit, e cila ka qenë faktikisht garë mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë Agim Veliu. Ajo çka ka ndodhur ka qenë përdhosje e dinjitetit”.