Lajme

Gashi thumbon Kurtin: Kur ndjen se po rrëshqet malit pingul, flet edhe broçkulla – britmat e çirrjet s’e ndalin vullnetin popullor

01/15/2025 22:58
nga:G B

Kandidati i LDK-së për deputet, Arben Gashi, ka thumbuar Kurtin, derisa ka thënë se “kur ndjen se po rrëshqet malit pingul, flet edhe broçkulla”, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se rritja e madhe e LDK-së është frika e madhe e VV-së.

“Britmat dhe çirrjet nuk e ndalin as nuk e frikësojnë vullnetin popullor në mbështetje të LDK-së, për një të ardhme premtuese e demokratike që meriton Kosova”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Nga Bregu i Diellit, një përshëndetje për ty:

Kur ndjen se po rrëshqet malit pingul, flet edhe broçkulla.

Lidhja Demokratike e Kosovës, pasardhësit e ideuesit të Republikës, Ibrahim Rugovës, dhe përkrahësit e saj që besën me LDK-në e kanë në shpirt, janë bërë makthi i pushtetit.

Rritja jonë është frika e madhe e tyre.

Llapi dhe e tërë Kosova do ta deshmojne këtë.

Britmat dhe çirrjet nuk e ndalin as nuk e frikësojnë vullnetin popullor në mbeshtetje të LDK-së, për një të ardhme premtuese e demokratike që meriton Kosova.

LDK-ja është në festë.

9 shkurti është dita jonë.

Bëhu ndryshimi.