Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka postuar një fotografi në rrjetet sociale ku është në shoqërinë e Shefqet Shehut, kryetar i LDK-së në Gjakovë, raporton GazetaBlic.
Gashi përmbi fotografisë me Shehun tregoi që në Gjakovë e shijoi ushqimin tradicional, veçanarisht, samunin me suxhuk.
“Në Gjakovë, saktësisht në Çarshi të Madhe, me kryetarin e degës sonë, Shefqet Shehu dhe bashkëpartiakë.
Shehu, ndër të tjera, tha se nuk mund të ikësh nga Gjakova pa e shijuar ushqimin tradicional – brendin gjakovar: samun me suxhuk. Dhe, kishte të drejtë. Ishte i jashtëzakonshëm. Faleminderit!
Gjakovë?”, shkruan Gashi.