Lajme

Gashi takim me qytetarë në ‘Lagjen e Trimave’- Në bastionin e PDK-së të bindur për fitore!

12/27/2024 22:03
nga:Y I

Kandidati për deputet i PDK-së, Kujtim Gashi, ka qëndruar gjatë ditës së sotme në ‘Lagjen e Trimave’ ku është takuar me qytetarë të shumtë.

Gashi tha se kjo lagje ka qenë gjithmonë bastion i PDK-së dhe fortifikatë e Prizrenit gjatë luftës.

Ai i ftoi qytetarët për të punuar pareshtur deri në fitoren e 9 shkurtit.

“Në Lagjen e Trimave, të shumë betejave dhe fortifikatën e Prizrenit gjatë luftës. Në bastionin e PDK-së, përjetuam nga afër masovitetin dhe përkrahjen e qytetarëve për një Kosovë që mundet ma mirë. I bindur se bashkë do t’ia dalim me 9 shkurt, i ftova të gjithë pa dallim për punë të parreshtur deri në fitore” shkruan Gashi raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Në Lagjen e Trimave, të shumë betejave dhe fortifikatën e Prizrenit gjatë luftës. Në bastionin e PDK-së, përjetuam nga afër masovitetin dhe përkrahjen e qytetarëve për një Kosovë që mundet ma mirë. I bindur se bashkë do t’ia dalim me 9 shkurt, i ftova të gjithë pa dallim për punë të parreshtur deri në fitore.

Shpërndaje si mirënjohje për Lagjen e Trimave (Tusuzi)