Kandidati i LDK-së për deputet, Xhafer Gashi, u mirëprit ngrohtësisht nga familjet Shalaku në Dardhishtë dhe Krasniqi e Mustafa në Obiliq. Gjatë takimeve, ai ka ndarë biseda të thella për të ardhmen dhe zhvillimin e Kosovës, raporton GazetaBlic.
Gashi e theksoi se mbështetja e këtyre familjeve është një dëshmi e besimit të qytetarëve në vizionin e LDK-së dhe nevojën për ndryshimin që është i domosdoshëm për vendin.
Ai falënderoi familjet për mikpritjen dhe përkrahjen e sinqertë dhe theksoi se, së bashku me qytetarët, do të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për Kosovën.
Gashi është i bindur se vetëm me përkushtim dhe vullnet, fitorja e 9 shkurtit do të realizohet.


