Lajme

Gashi: S’po gjej më njerëz në rrugë që thonë se do ta votojmë Vetëvendosjen

04/17/2023 22:35
nga:Genita C

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se sondazhet që e vendosin si të parën VV-në me epërsi të madhe ndaj partive tjera janë të pasakta.

Gashi thotë se nuk po takon më njerëz nëpër rrugë që i thonë se do të votojnë VV-në, sikur dikur.

“Spo gjej më njerëz që thonë se do ta votoj Vetëvendosjen. Më herët i takoja nëpër rrugë e më thonin se do ta votonin VV-në.””, tha ai.

Ai tregoi edhe pse ka rënë besimi në VV-në, duke thënë se nuk ka ide të qeverisjes dhe se dështimet e mëdha, kur iu shtohen edhe ngritjet e çmimeve dhe mosmbajtja e premtimeve kanë bërë ndikuar.

Gashi: Albin Kurti ia kaloi Thaçit e Mustafës për lëshime ndaj Serbisë