Lajme

Gashi: S’ka tavolinë që mund ta deformojë verdiktin e qytetarëve të Dragashit

3 vite më parë
nga:M K

Kreu i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka reaguar lidhur me vendimin e PZAP-së për anulimin e votave me postë të komunës së Dragashit.

Ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se nuk ka tavolinë që mund ta deformojë verdiktin e qytetarëve të Dragashit, përcjell GazetaBlic.

“Çdo përpjekje për deformim të vullnetit të qytetarëve është sulm mbi demokracinë”, ka shkruar mes tjerash ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë, teksa kujtojmë se sot gjatë orëve të pasditës, përmes një konference për medie, LDK tashmë e ka dërguar në Supreme këtë çështje.

/GazetaBlic/