Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook pasi në seancën e sotme plenare kryeministri Kurti dhe ministrat vendosën të mos përgjigjen në pyetjet parlamentare të deputetëve të cilët nuk i kanë votuar marrëveshjet ndërkombëtare, raporton Gazeta Blic.
Gashi ka thënë se LDK-ja i voton dhe i ka votuar të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare por se sjellja e sotme e Qeverisë është një ogur i keq për demokracinë.
“E vërteta është se Qeveria nuk iu përgjigj pyetjeve parlamentare; kjo e vërtetë është momentum i ri, i papranueshëm, kundërkushtetues dhe cenim i demokracisë” deklaroi Gashi raporton Gazeta Blic.
Ai shtoi se edhe në rrethana të vështira si pasojë e veprimeve joligjore dhe antikushtetuese të partisë që sot është në pushtet, Kuvendi e ka kryer punën e vet në mënyrën demokratike.
“E vërteta është se shumica nuk po i ka numrat me qeverisë. E vërteta është se opozita nuk i ka numrat për ta rrëzuar. E vërteta është se nuk është problemi te opozita, është te pozita, sepse pushteti e ka përgjegjësinë e udhëheqjes” shkruan Gashi.
Deputeti i LDK-së ka thënë se kjo nuk është qeverisja që i duhet Kosovës.
Reagimi i plotë:


