Gazetar hulumtues, Kreshnik Gashi, ka thënë se situata në katër komunat veriore të Kosovës është shumë e tensionuar edhe rrezikshme.
“Është situatë ku totalishitë nuk mbizotëron sundimi i ligjit, nuk ka pjesëtarë të polic e as organe të sigurisë, edhe për fat të keq edhe prezenca e institucioneve ndërkombëtare shumë e madhe, kjo më se shumi e ka dëmtuar komunitetin lokalë atje i cili është terrorizuar edhe është nën frikën edhe tmerrin të cilin janë duke shkuar bandat të cilat janë duke lëvizur në atë zonë lirshme pa penguar nga askush”, ka thënë Gashi.
Sipas tij Banda kriminale kanë çdo gjë nënkontrollin e tyre në katër komunat veriore të Kosovës.
“Bandat e detyrojnë daljen në Barrikada, lista në barrikada, po ashtu edhe ‘qërimi i hesapeve’ me njerëzit të cilët janë parë si bashkëpunëtor të institucioneve të Kosovës, ose me personat të cilët janë marrë një kohë me dëncuar të krimit, teshë bandat kriminale janë kthyer kundër tyre”, ka theksuar ai.
Banda kriminale janë duke i rrëmbyer njerëzit në katër komunat veriore të Kosovës për t’i ‘qëruar hesapet’ me ta individ sipas Gashit.
Më tej ai ka thënë se serbët lokal janë totalisht të pa sigurt se në të kaluarën kanë pasur mundësi të telefonojnë për ndihmë, por sipas tij, ata tani nuk kanë kë të telefonojnë.
Ai ka përfunduar duke thënë se “Policia e Kosovës i ruan vetëm objekte të cilat i ka nderkomandë në katër komunat veriore të Kosovës, ndërsa KFOR-i, ka patrullime shumë të limituara edhe nuk merret me sigurinë publike”


