Lajme

Gashi: Shqetësuse deklarata e James O’brien/ Çështja e dinarit ka qëllim parandalimin e kontrabandës dhe krimit të organizuar

02/21/2024 16:16
nga:N K

Analisti politik, Blerim Gashi, në një intervistë për Gazeta Blic ka folur për qendrimet e Kurtit në raport me aleatët tanë, çështjen e dinarit si dhe për deklaratën e ndihmëssekretarit amerikan James O’brien.

“Kemi parë deklaratën e Zv. sekretarit O’brien dhe Hovenier, në relacion me vendimet e fundit të Kurtit, por nuk do të thotë që do të ketë prishje të partneritetit. Kjo qeveri dhe çdo qeveri që do të vijë do të ketë aleatin e saj me SHBA –në”, tha ai.

“E shoh me shqetësim sepse nuk vjen nga një person i cili nuk ka ndikim strukturor në vendimarrje të SHBA- së, por nuk besoj që deklarata si e tillë ka pasur qëllim për prishjen e raporteve, por ka pas të bëjë me një terminologji “çka në qoftë se” nuk ka pasur deklaratë që e rrezikon partneritetin, por ka pasur deklaratë e cili ka thënë në qoftë se Kosova bënë hapa vatenak pa u konsultuar, ne do ta mendojmë, kjo është një formë e qortimit”, deklaroi ai për Gazeta Blic.

“Kurti qëndron jashtëzakonisht mirë, si askush më parë në historinë poltike të Kosovës, për nga forcat politike dhe popullartiteti që ai ka, nuk e them vetëm unë, por e thonë dhe sondazhet, dhe bindjet e opinionit”, tha Gashi për GazetaBlic.

Sipas analistit poltik, Blerim Gashi, çështja e dinarit ka për qëllim për të parandaluar kontrabandën finaciare, krimin e organizuar, pastrimin e parasë, qoftë për blerjen e armatimit për terroristë, si puna e Radojçiqit.

“Çështja e dinarit është e qartë nga qëndrimi i autoritetit kushtetues, siç është BQK-ja që nuk është vetëm e dinarit, por është politikë monetar, për të parandaluar kontrabandën finaciare, krimin e organizuar”, shtoi tutje.

Gashi tutje thotë se rregullimi i çështjes së dinarit nuk duhet të jetë shkas i përkeqësimit në veri.