Lajme

Gashi: Secila arratisje lidhet me veprime politike apo të institucioneve të drejtësisë

07/15/2024 21:12
nga:G B

Kreshnik Gashi nga BIRN i ftuar në “Debat Plus”, për arratisjet e fundit të personave nga burgjet e Kosovës ka thënë se këto arratisje lidhen me përgjegjësinë e institucioneve të Kosovës.

“Janë arratisje që të cilat lidhen me përgjegjësinë e institucioneve të Kosovës për me i mbajtë këta njerëzz në burgje dhe në siguri, secila prej këtyre arratisjeve lidhet me veprime politike ose me veprime të institucioneve të drejtësisë të cilat në kontekstin ligjor kanë qenë ose të kundërligjshme ose të pamendume mirë,” ka thënë Gashi.

Ai thotë se burgu i Smrekonicës ka qenë i populluar me persona që kanë pasur vuajtje të dënimit 2 deri në 3 vite, ndërsa shton se me ardhjen e kryeministrit Kurti në qeveri kjo rregullore ka ndryshuar.

“Burgu I Smrekonicës ka qenë një burg i cili është popullu vetëm me persona që kanë qenë në vuajtje të dënimit 2 deri në 3 vite ndërsa me ardhjen e qeverisë Kurti është ndryshu regullorja dhe është mundësu që në këtë burg të vujnë dënimin personat të cilët janë të dënum deri në 10 vite burgim apo të cilëve iu ka mbetur dënimi deri në 10 vite burgim.”

Teksa për të burgosurit që dërgohen në Smrekonicë e që kanë dënime më të gjata, Gashi thotë se është veprim i gabuar.

“Veprimi për me hap këtë burg për të burgosur të rrezikshëm që kanë dënime të gjata e ende nuk kanë mbërri procesin e rehabilitimit dhe risocializimit për muaka qenë veprim i gabum dhe duhet me u rishiku dhe rimendu,” tha Gashi.

Teksa shton se pos arratisja e Faton Hajrizit edhe ajo e Enver Sekiraqës është përgjegjësi e shtetit.

Ngjashëm me aratisjet e tjera ku kemi përgjegjësinë sërish të shtetit që nuk ka mbri me i mbajtë në burg njerëzit e tipit të Enver Sekiraqës që është arratis, mirëpo dallimi mes Sekiraqës dhe Hajrizit është se tash shteti nuk po kritikon e te Enver Sekiraqa ka kritiku.”