Kandidati i LDK-së për kryetar të Obiliqit, Xhafer Gashi, ka zhvilluar takim me të rinjtë e këtij qyteti.
Gashi tha se ‘rinia konfirmoi mbështetjen për kandidaturën e tij.
“Faleminderit nga zemra rinisë sonë të mrekullueshme për energjinë, entuziazmin dhe besimin që po tregoni çdo ditë. Ju jeni forca dhe frymëzimi ynë, shpresa e një të ardhmeje më të mirë për Obiliqin. Së bashku, me vizion dhe vendosmëri, po ndërtojmë një të ardhme ku secili ka mundësi të zhvillohet, të shprehë talentin e tij dhe të kontribuojë në jetën e qytetit.Duke parë energjinë dhe potencialin tuaj, investimet në kulturë, sport dhe aktivitete rinore janë dhe do të mbeten prioritet kryesor i punës sonë. Çdo hap që kemi bërë deri më tani ka pasur për qëllim t’ju ofrojë hapësira, mundësi dhe mbështetje për të zhvilluar talentet tuaja dhe për të krijuar një të ardhme më të ndritur” ka thënë Gashi.
Ai ka renditur disa nga prioritetet për kulturë, rini dhe sport.
“Prioritetet për Kulturë, Rini dhe Sport- Në mandatin e ardhshëm do të vazhdojmë me:
“Mbështetje të vazhdueshme për rininë.Subvencione për klubet e qytetit.Ofrimin e hapësirave për aktivitetet e Qendrës Rinore.Mbështetje për të gjitha klubet dhe OJQ-të për turne, gara dhe aktivitete të ndryshme.Mbështetje për arritje në gara kombëtare dhe ndërkombëtare.Mbulimin e shpenzimeve mujore të trajnimeve në sport dhe kulturë për grupmoshat 7–15 vjeç.Organizimin dhe përkrahjen e festivalit tradicional “Ditët e Diasporës”.Krijimin e më shumë hapësirave kulturore e sportive në fshatra dhe lagje të qytetit.Nxitjen e talenteve të rinj përmes bursave dhe programeve të posaçme” tha Gashi.
Postimi i plotë:


