Lajme

Gashi: Qeveria nuk e ‘qan kokën’ se janë shkelës të Kushtetutës

11/15/2024 20:55
nga:Y I

Ali Gashi nga Sindikata e Administratës së Punëtorëve në sektorin publik ka thënë se mos zbatimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Pagat nuk është heshtje por është i qëllimshëm.

Sipas Gashit, Gjykata Kushtetuese e ka bërë publike këtë Aktgjykim, dhe se të njëjtin ia ka dërguar edhe Qeverisë së Kosovës, Kryeparlamentarit dhe po ashtu edhe zyrës së Presidentes.

“Mua më shqetëon fakti i mos reagimit të Presidentes së Republikës së Kosovës sepse sipas Kushtetutës ajo është garantuese e respektimit dhe mbrojtjes së Kushtetutës”, ka thënë Gashi në FIVE .

Gashi tutje ka thënë se me këtë janë bërë shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës.

“Këtë duhet ta themi haptazi. Tani së fundmi kemi edhe këtë shkeljen apo mosrepsektimi i Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nga ana e Qeverisë e që fatkeqësisht siç duket është bërë edhe si model dhe nuk e qajnë absolutisht koken se janë shkelës të Kushtetutës”, ka thënë Gashi.

Mungesa e dialogut social e i cili është obligativ dhe se është i rregulluar me legjislacionin në fuqi sipas Gashit ka ndiku që të kemi një ligj i cili “në vete e ka përmbajtë padrejtësi”.

“Thjeshtë janë injoru rekomandimet dhe sygjerimet e sindikatave dhe organizatave të shoqërisë civile e me theks të veqant edhe organizatat ndërkombtarë”, ka thënë Gashi.

Sipas Gashit problemi është ende më i thëllë.

“Ne jemi duke zbatuar një ligj të kundërligjshëm sipas Gjykatës Kushtetuese e që është shkelje në vete nga ana e Qeverisë. Pastaj shkelja e dytë është mos zbatimi i rekomandimeve tëe Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe shkelja e tretë sipas meje nga ana e Qeverisë është që zbaton dhe nxjerr akte që derivojnë nga Ligji i Pagave edhe pse Ligji i Pagave defakto është ligj i kontestueshëm nga Gjykata Kushtetuese”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë se çdo akt apo rregullore i nxjerr nga Ligji i Pagave është i paligjshëm pasi që ai [ligji] është i kontestueshëm.